Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, këtë mëngjes. Suli ka depozituar ditën e sotme një tjetër kallëzim penal ndaj Xhelal Mziut në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Kryebashkiaku i Kamzës pritet të japë sqarime për kallëzimin ndaj paraardhesit të tij Xhelal Mziu.
Ai e akuzon për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës.
Kujtojmë se disa javë më parë në SPAK u paraqit Mziu për të dhënë sqarimet e tij lidhur me akuzat që janë ngritur për të.