Ndërkohë që situata politike në Shqipëri është e tensionuar, ka ardhur një reagim nga Ambasada e ShBA në Shqipëri. Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet më 30 qershor. Reagimi i SHBA vjen 3 ditë para datës së zgjedhjeve lokale, si mesazh i qartë kundër politikës së konfliktit dhe d.hunës.
“Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki me 30 qershor 2019. Zgjedhjet në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki të vendit. Numërimi do të behet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë. Incident e kohëve të fundit, shoqëruar me d.hunë, kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhurve dhe materialet e votimit duke rritur perspektivën e d.hunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, dhe ditët që pasojën për numërimin në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Gjthashtu ambasada i ka bërë apel qytetarëve të jenë vigjilentë afër qendrave të votimit dhe të shmangin zonat ku ka shenja d.hune.