Pasi nuk arriti të hajë të gjallë njerëzit në qarkun e Elbasanit, deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka vijuar të sulmojë dhe të fajësojë shqiptarët.
Në një intervistë në median e familjes Berisha, Alizoti ka zgjedhur ta trajtojë çështjen nga aspekti sociologjik, duke u shprehur se nuk është vetëm Rama fajtor, por edhe shqiptarët që e votojnë.
“Tani kam bindjen që të gjithë shqiptarët dhe ata që na shohin dhe ata që nuk na shohin do e dinin përgjigjen që këto gjëra nuk ndodhin jo më në Gjermani, por dhe në vendet të Europës lindore, as në Ballkan që është pak më i ngjashëm me ne, sepse edhe në Shqipëri kryeministrat e tillë që në këto raste kur ka pasur fatkeqësi, tragjedi, probleme infrastrukturore, kryeministrat të cilët siçdo që kanë qenë, kanë çuar ministra, kanë qenë gjithmonë në terren për të qetësuar njerëzit, për të pranuar një lloj me kulpa për gjendjen që është që ndodh çdo lloj tragjedie që ka ndodhur, ndërsa rasti i këtij njeriu është është edhe përveç Shqipërinë, jo më Gjermania është shumë larg dhe përveç Shqipërinë është rast unik, është rast i çuditshëm. Por tani nëse do bëjmë një analizë edhe sociologjike, sociale, nuk është vetëm ai fajtor.
Edhe njerëzit vetë, gjithë shoqëria duhet të reagojë sepse ai nuk mund ta thoshte, s’ka kryeministër në vend, në botë që ose prijës që të bëjë një deklaratë të tillë dhe njëkohësisht të fluturojë dhe me helikopter.” – tha, mes të tjerash, Alizoti, duke harruar apo duke bërë shejtan budallain sepse ajo rrugë Librazhd Prrenjas është ndërtuar nga qeveria e Sali Berishës dhe Rama kurrë nuk e akuzoi as dje duke deklaruar se është një fenomen natyror jo problem teknik.






