Ashtu si edhe çdo vit tjetër, të rinjtë e LRI janë mbledhur sërish në Jalë, për të vazhduar traditën e përvitshme.
Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit së bashku me të rinjtë nuk do të jetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kohët e fundit Kryemadhi ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale, duke u larguar paksa nga jeta politike në Shqipëri, teka ka preferuar të shijojë në heshtje pushimet me familjen e saj.
Ndërkohë në kampin e LRI në Jalë janë të pranishëm kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Në fjalën e saj Kërpaçi tha se kampi i LRI është një traditë që vazhdon dhe është si një akademi që nxit dhe mëson brezat e rinj.
“Tradita e kampit veror të LRI është një traditë që vazhdon, është si një akademi që nxit dhe mëson brezat e rinj. Shpresoj që këto 5 ditë të jenë të jashtezakonshme, të mësojmë dhe të dëgjojmë njëri-tjterin se këtë bën LRI. Këto zgjedhje ishin të jashtzakonshme, ju jeni përballur me presion, por ju ishit atje dhe votat e LSI janë vota zemre, janë votat e rinisë shqiptare që do të qëndrojë në Shqipëri, por Rilindja nuk ua mundëson këtë. Vendi ynë i ka të gjithë mundësitë dhe ne mundemi ta bëjmë, ne kemi shumë ëndrra dhe dëshira, por edhe dashuri për vendin. LSI do të shtrijtë të gjithë angazhimin në të gjithë vendin”, tha Kërpaçi.