Vija bregdetare, pra rëra e detit nuk ka dhe nuk mund të ketë pronar, por ka edhe raste përjashtimi kur përfitues është njëpersonazh si Pëllumb Gjoka, njeriu i Tom Doshit dhe me lidhje me kryeministrin Rama, i akuzuar për trafiqe, vrasje, krime zgjedhore, shantazh, grabitje pronash, tendera abuzivë etj.
Gjoka ka nënshkruar gjoja një marrëveshje me 99-vjeçaren që nuk jeton Drane Hotaj, e lindur në Velipojë dhe banuese në Grizhë të Malësisë Madhe, duke marrë një pjesë të vijës bregdetare në Velipojë.
Në pronën shtetërore të grabitur, Gjoka pritet të ndërtojë një resort luksoz me para të dyshimta.
Drane Hotaj 99-vjeçe ka pajisur me një prokurë Ardian Becin për të ndjekur procedurat. Beci, i mbështetur nga Gjoka, i drejtotohet AKKP-së për kthimin e pronës. AKKP refuzon pasi nuk kishte dokumentacion dhe se rëra e detit nuk ka pronar.
Beci i ndihmuar nga pas nga Pëllumb Gjokës, i drejtohet gjykatës, ku një gjykatës i korruptuar i njeh 99-vjeçare pronare të 390 dynym vijë bregdetare.
Më pas Drane Hotaj i kalon pronën Pëllumb Gjokës përmes një testamenti. Pretendohet se vija e bregdetare ka përfunduar në duart e Pëllumb Gjokës me dokumente false.
Për këtë çështje është hapur një dosje penale nga prokurorja Franceskina Lekani. Prokurorja ka mbyllur dosjen pa kërkuar ndëshkimin e falsifikatorëve dhe kthimin e pronës shtetit.
Ka dyshime të forta se prokurorja mund të jetë blerë nga trafikante Pëllumb Gjoka, i cilësuar nga opozita si ushtari i Tom Doshit dhe Edi Ramës në punët e zeza në Shkodër.
Lekani ka mbyllur sytë përballë një sage me falsifikime. Do të duhet një ndërhyrje energjike e SPAK për të konfiskuar pronën dhe çuar para drejtësisë jo vetëm Pëllumb Gjokën, por edhe gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, dhe sidomos simbolin e krimit dhe korrupsionit në Shkodër, i shpallur non grata nga SHBA.
Pëllumb Gjoka është lakuar për një vrasje dhe plagosje në Velipojë në vitin 1998, ndërsa dosje ia ka mbyllur gjyqtari Dritan Hallunaj. Gjoka është akuzuar për trafik droge, blerje votazh, dhunë, shantazh, ndërtime pa leje, tendera korruptivë etj.