Një furgon i nisur nga Shqipëria është ndaluar në Portin e Brindizit disa ditë më parë pasi po kontrabandonte dy ekzemplarë të rritur të breshkave të llojit ” Testudo Hermanni “, tregtia e të cilave është e ndaluar sipas ligjeve ndërkombëtare pasi janë specie në rrezik zhdukjeje.
Ato ishin fshehur me kujdes, por kjo nuk ka lejuar që shoferi përgjegjës, shtetas shqiptar, banues në Itali, t’i shpëtoj.
Një furgon i nisur nga Shqipëria është ndaluar në Portin e Brindizit disa ditë më parë pasi po kontrabandonte dy ekzemplarë të rritur të breshkave të llojit ” Testudo Hermanni “, tregtia e të cilave është e ndaluar sipas ligjeve ndërkombëtare pasi janë specie në rrezik zhdukjeje. Ato ishin fshehur me kujdes, por kjo nuk ka lejuar që shoferi përgjegjës, shtetas shqiptar, banues në Itali, t’i shpëtojë kontrollit.
Trafiku breshkave të rralla nga vendi ynë matanë Adriatikut është kthyer në fenomen shqetësues. Sipas mediave të vendit fqinj ky nuk është rasti i parë. Trafiku bëhet me mënyra nga më të ndryshme; të futura në kuti në bagazhet e makinave, në valixhe madje edhe me çanta shpine.