Një ngjarje e rëndë është regjistruar sonte në Tetovë, ku spitali ku trajtohen të sëmurët me COVID është përfshirë nga flakët.
Raportohet se deri më tani dyshohet për të paktën 20 viktima, mes të cilëve mjekë dhe pacientë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Pjesa e spitalit ku ka qenë të shtruar pacientët me COVID është djegur plotësisht ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas të paktën një orë betejë.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës tha se nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.
Ndërsa zv. komandanti i forcave Zjarrfikëse u shpreh se raportimi për rënien e zjarrit është bërë ndërsa shuarja e tij është bërë në orën 21:45.