Lajmet e hidhura nuk po i ndahen futbollit. Problemet me zemrën kanë filluar të jenë gjithmonë dhe më shpesh prezente duke ndikuar në jetën e shumë futbollistëve dhe ekipeve. Rasti më i fundit është akoma dhe më i dhimbshëm, pasi bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të një futbollisti 18-vjeçar. Kapiteni i Mansfield Town U-18, Ryan Evans, është gjetur i vdekur.
Trajneri i ekipit të tij, Jamie McGuire, foli për sajtin e klubit. “Jemi të gjithë shumë të dëshpëruar dhe e pranojmë me vështirësi këtë lajm. Të gjitha mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen e Rayn.
Si lojtar ai ishte një lider fantastik me një vullnet të hekurt për të mësuar. Ai ishte gjithmonë entuziast dhe jepte gjithmonë më të mirën që kishte. Kjo është dhe arsyeja se pse e bëra kapiten”.