Një tragjedi ka ndodhur në Serravalle Pistoiese, ku 19-vjeçari shqiptar Flavio Saraci, u gjet i pajetë në dhomën e tij nga vëllai i tij 10-vjeçar vonë pasditen e së premtes, më 24 tetor. Dyshohet se një sëmundje e papritur i ka marrë jetën të riut, i përshkruar nga të gjithë si i shëndetshëm, atletik dhe pa asnjë patologji të njohur.
Ishte pak pas orës 6:00 të mbrëmjes kur vëllai i Flavios, duke hyrë në dhomë, vuri re se diçka nuk shkonte. Sipas mediave italiane djali ishte i palëvizshëm dhe pa përgjigje. Brenda pak çastesh, u thirrën shërbimet e urgjencës, të cilat e çuan të riun me urgjencë në Spitalin San Jacopo në Pistoia .
Por, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, nuk mund të bënin asgjë. Lajmi për vdekjen e tij tronditi familjen, e cila nxitoi për në spital, në mosbesim për një tragjedi kaq të papritur.
Ndërs për tragjedinë ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Serravalle, i cili ka shprehur keqardhje dhe i ka ngushëlluar ata për humbjen parakohe 19-vjeçarit.
“Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti ynë vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i duan me dhimbjen më të thellë. Pyes veten pse jetë të reja, me një jetë plot ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara tyre, po shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve”, u shpreh ai.






