Tragjedia që ka prekur Greqinë ka bërë që të dalin në skenë dhe mashtruesit, dhe për këtë mediat greke kanë paralajmëruar që qytetarët të jenë të kujdesshëm.
”Kujdes, sepse mashtrues kanë nisur të hapin llogari bankare për të mbledhur ndihma gjoja për viktimat e zjarrit dhe të përfitojnë kështu, donacione të majme nga brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në disa prej mediave greke.
Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopolous, ka bërë një njoftim të veçantë të Ministrisë së Financave, caktimin e një llogarie bankare zyrtare për të gjithë ata individë dhe subjekte, brenda dhe jashtë vendit, që do të solidarizohen me viktimat e tragjedisë.
Po ashtu, Kryqi i Kuq i Greqisë ka hapur një llogari bankare për ata që do të duan të kontribuojnë për njerëzit e prekur nga fatkeqësia, që janë me mijëra, pasi deri më tani raportohen se janë shkrumbuar të paktën 2 mijë shtëpi.