Pas tragjedisë së zjarrit në Athinë, një 50-vjeçar grek ka rrëqethur të gjithë me rrëfimin e tij për gazetën vendase “TA NEA”.
Thanasis Moraitis prej 50 vitesh jeton në vendin ku nisi tragjedia, në Mati. Ai ka rrëfyer se ka parë nënën e tij të digjej, dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.
Ai ka treguar se ai dhe familja e tij shkuan në Kokkino Limanaki dhe qëndruan dy orë e gjysmë në det përpara se të shpëtoheshin nga një tjetër person.
Moraitis ka thënë se është dashur të zgjedhë mes familjes dhe nënës së tij.
“Gjithçka u bë në një minutë, nuk kisha asnjë zgjedhje. Nëna ime nuk ishte në gjendje të lëvizte, ajo ishte 90 vjeçe. E lash nënën time të digjet. Unë nuk munda t’i them asgjë, as një lamtumirë, po largohesha dhe po shikoja djegien e saj“, tha Moraitis.
Sakaq, në gazetën greke thuhet: “50-vjeçari e pa nënën e tij teksa digjej. Ai u përpoq që të nxirrte nënën e tij nga makina, por u dogj vete, mori djegie, duke u përpjekur ta tërhiqte. Pa se nuk mund ta bënte atë, nëna e tij nuk mund të ecë, nuk mund të vraponte me të”.