Kryeministri Edi Rama ka reagur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhu në Greqi mbrëmjen e kaluar ky dy trena u përplasën dhe si pasojë humbën jetën dhjëtra persona.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama. Sipas raportimeve të mediave, aktualisht raportohet për 36 viktima dhe 85 të plagosur.