Është rritur bilanci i viktimave që shkaktoi zjarri që ra mbrëmë në një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovës në Rusi.
Autoritetet raportojnë se numri i viktimave deri tani ka shkuar në 48 mes të cilëve ka dhe shumë fëmijë. Ndërsa rreth 43 persona tjerë janë dërguar në spital për mjekim.
Zjarri shpërtheu në një hapësirë të madhe të qendrës tregtare që shërbente si kënd lojërash edhe për fëmijët.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin 120 persona, tha ekipi i emergjencave rajonale. Ndërsa zjarri mendohet se ka përfshirë një sipërfaqe rreth 1600 metra katror.