Ditën e sotme ka pushtuar lajmi se aktorja shqiptare e njohur nga filmi “All or nothing”, Adea Shabani është zhdukur që prej të premtes së javës së kaluar.

“Daily Mail” shkruan se ajo studion për aktrim dhe miqtë filluan të shqetësohen kur ajo nuk kishte shkuar në mësim.
Gjithashtu miqtë thonë se Adea nuk e kishte kyçur derën e shtëpisë dhe hera e fundit kur u pa ishte më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood, jo shumë larg vendit ku jeton, thuhet në artikullin e “Daily Mail”.
Ndërsa mamaja e aktores ka angazhuar hetues privat teksa familja dhe miqtë janë shumë të shqetësuar dhe po kërkojnë ndihmë.
“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Shpresojmë të jetë gjallë”, është shprehur mikesha e Adeas, Emma Joe.