Një 50-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën sot në një aksident tragjik në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.
Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.
Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.