Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier Levan, ku fatkeqësisht humbën jetën 2 persona.
Mësohet se një banore e zonës i ka identifikuar personat që humbën jetën si Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas, të cilët ishin duke shkuar te vajza e tyre në fshatin Qarr.
Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës, nga ku Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë.
Një nga banorët e zonës tregon se dy udhëtarët ishin gjallë para se të mbërrinte si dhe se një person me emrin Faik i ka parë që i binin xhamit të pasmë e donin të dilnin.
“Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Në këtë unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i mbrasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mbytur. Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i mbrasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta thyeje që të dilnin,”- shprehet ai për Neo Alb.