Vendimi i trajnerit Unai Emeri për të larguar nga fusha e lojës Granit Xhakën në minutën e 61’, nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit shqiptar të Arsenalit, i cili hodhi shiritin e kapitenit.
Por, nuk përfundon këtu, pasi gjatë zëvendësimit, tifozët e pranishëm në stadium, nuk i kursyen fishkëllimat në drejtim të tij. I mërzitur nga kjo situatë, 27-vjeçari reagoi edhe ndaj tifozëve, teksa bëri me shenjë për të fishkëllyer akoma më shumë, në formën e ironisë.
Menjëherë sapo doli nga fusha e lojës, Xhaka nuk qëndroi në stol, por u largua direkt në dhomat e zhveshjes, i mërzitur dhe i zhgënjyer prej zëvendësimit.
Lidhur me këtë incident ka reaguar dhe tekniku i Arsenalit Unai Emeri, i cili ka theksuar se veprimi i lojtarit shqiptar ishte gabim: “Ai ishte gabim në atë që bëri, por do të flasim me klubin për këtë situatë. Dua të jem i qetë, po me të vërtetë ai ishte gabim në atë që bëri. Do të flasim nëse ai do të jetë kapiten i ekipit.”, përfundoi tekniku spanjoll.
Xhaka being subbed off pic.twitter.com/VIQsnhFBoC
— Matt (@MGH) October 27, 2019