Maroku nuk ëhstë më një surprizë, teksa ka mposhtur në një ndeshje miqësore Brazilin me rezultatin 2-1.
Pas këtij triumfi ka folur trajneri i marokenëve, Walid Regragui, i cili theksoi se lojtarët e tij janë po mbajnë Ramazan dhe të fitosh ndaj brazilianëve është një çmenduri.
“Mund të jemi duke përjetuar epokën e artë të futbollit maroken. Po jetoj një ëndërr. Brazili është lider i renditjes së FIFA-s, është vendi i futbollit dhe ne jemi në mes të Ramazanit”, përfundoi timonieri i marokenëve.