Ndërkohë që ditët e fundit nga eksponentë në PD-në e Berishës dhe mediet pranë tij, u janë rikthyer sulmet të egra ndaj ish-ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, sekretari i Shtetit në administratën Trump, Marco Rubio, e ka takuar atë në mënyrë të përzemër në restorantin e DASH.
Lajmin dhe fotot i ka shpërndarë vetë Kim, në Instagramin e saj.
Në mediet amerikane së fundmi është përfolur se ajo do të marrë nga Trump, postin e ambasadores në Filipine.
Ish ambasardorja Yuri Kim shkruan: “Sa mirë që Sekretari Rubio ishte në kafen e Departamentit të Shtetit njëkohësisht me ne, në ditën e tretë të punës.”