Meshkujt e rinj ëndërrojnë të bëjnë seks me një grua më të madhe në moshë, marrëdhëniet me dy njëherësh dhe… ”të lidhen”.
E thotë një studim: sipas shifrave, në fazën e moshës që përfshin mes 20 dhe 29 vjeç, meshkujt ëndërrojnë të drejtohen seksualisht nga një femër më e pjekur dhe eksperte që mund t’u mësojë atyre diçka të re dhe ta bëjnë marrëdhënien të paharrueshme.
Sa i takon fantazive seksuale, meshkujt italianë nuk kanë kufi, por ajo që mbizotëron është dëshira për të pasur një raport me një femër më të madhe, një me përvojë, që di ta bëjë marrëdhënien diçka vërtet të paharrueshme.
Këtë fakt e zbulon “CougarItalia.com”, portali i referimit të grave mbi moshën 35 vjeç, që parapëlqejnë shoqërinë e meshkujve më të rinj.
Kërkimi ka testuar një kampion prej 2 mijë meshkujsh të moshës mes 20 dhe 29 vjeç, për të kërkuar të zbulohet se çfarë u pëlqen vërtet 20-vjeçarëve italianë, duke nxjerrë kështu në pah fantazitë e tyre seksuale më të zakonshme dhe duke bërë një listë të atyre më të kërkuara.
Në këtë studim, mbi imagjinatën erotike mashkullore, ajo që renditet në vend të parë, me thuajse një të katërtën e preferencave, është pikërisht fantazia për të çuar në shtrat një “grua Cougar”, pra, një zonjë të hijshme të një farë moshe.
Por edhe “trekëndëshi i dashurisë” nuk mbetet pas, i cili renditet në vend të dytë me 17% të preferencave. “Ideja për të zotëruar njëkohësisht dy femra, i jep mashkullit një ndjenjë trasgresioni akoma shumë të përqendruar në imagjinatën kolektive”, – shpjegon Alex Fantini, themelues i “CougarItalia.com”
Në vend të tretë, me 14% të preferencave, pozicionohet fantazia për të qenë i lidhur: shumë kanë menduar që një fantazi e paimagjinueshme është ajo për të lidhur partnerin, ndërkohë që janë të shumtë 20-vjeçarët që parapëlqejnë të qëndrojnë nga ana tjetër në këtë lojë.
Ndërkohë, dëshira për të pasur një përvojë “të skllavërisë”, në të cilën gjithkush mund të bëhet objekt seksual i një gruaje mbizotëruese, është në përputhje me preferencën për të bërë seks me një grua më të madhe në moshë.
Natyrisht, të eksperimentosh në seks, është mëse e drejtë: ja pra që 11 nga meshkujt e intervistuar ëndërrojnë të bëjnë seks me një të panjohur, 10% të lidhin partneren e tyre dhe me pak narcisizëm, 8% kërkon të filmojë momentet e tij intime.
Nga ana tjetër, seksi rastësor me një grua që asnjëherë nuk e ke parë, lë një shije të veçantë te mashkulli, por përqindja e kësaj preference nuk është shumë e lartë në këtë fazë të moshës. Në të njëjtën mënyrë, edhe dëshira për të lidhur dhe luajtur partnerin tuaj, përfshin një numër 20-vjeçarësh jo shumë të lartë: vetëm një në dhjetë. Akoma dhe më e ulët është preferenca e dëshirës për të filmuar aktin dhe për të riparë më pas performancën në video.
Në pjesën e poshtme të klasifikimit, gjendet fetishizmi (5%), shkëmbimi i çifteve (4%), seksi në grup (3%) dhe përgjimi pas derës (2%).