Nëna e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës, i cili u vra nga 3 fëmijët dhe u groposën në kasollen e bagëtive, disa vite më parë ka vrarë vjehrrën e saj në Gjorm të Kurbinit. Në dëshminë ekskluzive, kushëriri i Blerina Metës në Kurbin, Skënder Tuga, tha se Sanije Tuga vrau vjehrrën në 2010, e për këtë bëri 6 vite burg.
‘Kushëri jam. Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri Bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm.
Goca e Baftit ne e kemi bijë nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë.
Burri ka dashur ta zotnojë me kohë e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit. Sanije e ka pasur emrin. Sanije Tuga.’- tha ai
Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit arrestoi 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.