re filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.
Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.
Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika Sefës për filmin “Në kërkim të Venerës”. Ndërkaq, mirënjohja e veçantë e jurisë iu nda filmit “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda.
Në ceremoninë solemne të festivalit, që u mbajt të enjten, më 19 gusht, në Teatrin e Sarajevës, çmimi për filmin më të mirë e fitoi “Great Freedom” nga Sebastian Meisea.
Çmimi për regjisorin më të mirë iu dha Millica Todoroviqit për filmin “Celts”.
“Zemra e Sarajevës” për aktorin më të mirë shkoi te Georg Friedrich për rolin e tij në filmin “Great Freedom”.
Çmimi special i jurisë për filmin dokumentar iu dha filmave “The same dream” me regji të Vlado Petri, si dhe filmit “Looking for horses” të Stefan Pavloviqit.
Ndërkaq, dokumentari më i mirë u zgjodh “Landscapes of Resistance” nga Marta Popivoda.
Çmimi për të Drejtat e Njeriut si pjesë e programit të dokumentareve iu dha Ahmet Nexhdet Çupur për veprën e tij “Les Enfants Terribles”.
Ndërkaq çmimi për filmin më të mirë studentor shkoi për filmin “Summer Planning” të Alexandru Mironescu dhe “Everything ahead” e Mate Ugrin u zgjodh filmi më i mirë i shkurtër.
Festivali i Filmit në Sarajevë është gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, në këtë festival 18 filma kishin premierë botërore, tre ndërkombëtare ndërkombëtare, një evropiane, 24 rajonale dhe një boshnjake./ REL