Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë 3 pacientë me Covid-19, po ashtu edhe ditën e djeshme kanë ndërruar 2 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 79 jetë të humbura.
Po ashtu ditën e sotme u shënuan 71 raste të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë, viktimat janë mjeku 69-vjeçar nga Puka, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana.
“Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv.
Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde”, njofton Ministria.