• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, March 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tre vite, një Europian dhe frikë për lojën sulmuese! Të martën Sylvinho drejton për herë të fundit kombëtaren e Shqipërisë

March 27, 2026
in Sport

Nga Polonia, te Polonia. Eliminimi nga gara për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026 ka bërë që e ardhmja e Sylvinhos në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit të jetë në dyshim. Trajneri rinovoi në fillim të këtij viti për vetëm gjashtë muaj, çka do të thotë se ai kishte rënë dakord të drejtonte ekipin edhe në Kupën e Botës.

Tani që objektivi nuk u arrit, logjika të çon drejt largimit të tij nga drejtimi i Kombëtares. Kontrata e trajnerit dhe ndihmësve të tij (Doriva dhe Zabaleta) me Federatën Shqiptare të Futbollit është deri në korrikun e këtij viti, por në letra, sepse ekipi kuqezi ndeshjen e fundit për këtë edicion e luan të martën (31 mars) kundër Ukrainës në një miqësore në Valencia.

Me kontratën e trajnerit që skadon në fundin e korrikut dhe me një ndeshje të mbetur, e marta do jetë sfida e fundit për të në ekip. Edhe në konferencën pas ndeshjes, Sylvinho u tregua burokrat duke thënë se e ardhmja do vendosej pas korrikut.

“Kontrata është deri në muajin korrik dhe më pas do të vendosim. Ka qenë një rrugëtim prej tre viteve ku ka ndodhur çdo gjë, ka pasur lojtarë që kanë luajtuar 90 minuta të dielën dhe të mërkurën, ka pasur lojtarë që nuk kanë marrë minuta fare dhe pa skuadër fare, ajo çfarë ka bërë diferencën është se kanë bërë mirë për ne, jemi një skuadër në rritje, jam krenar për mënyrën si janë prezantuar në ndeshje, ata lënë çdo gjë në fushë dhe kanë kënaqësi për të përfaqësuar Shqipërinë”, tha Sylvinho pas humbjes me Poloninë.

Pas ndeshjes së tre ditëve më vonë (31 mars në Valencia), Shqipëria do rikthehet në fushë vetëm në fundin e shtatorit me dy ndeshje për Ligën e Kombeve (26 dhe 29 shtator).

Fakt është se Sylvinho pas së martës nuk ka më ndeshje në program dhe me kontratën që i skadon në korrik, duket se do i jap lamtumirën ekipit. Gjatë tre viteve në stolin e Shqipërisë emri i tij është lakuar te disa klube, ndërsa mosha e re dhe fillimi i karrierës si trajner vështirë se do e mbajnë Sylvinhon të lidhur pas një kombëtareje për shumë kohë, teksa puna e përditshme me një klub ka të tjera dinamika.

Tanimë Sylvinho është në pritje të oferteve, edhe ekonomike, andaj Federata Shqiptare e Futbollit duhet të mendojë për një trajner të ri pas korrikut, nëse nuk do të kapet në befasi.

Sylvinho gjatë këtyre tre viteve e ka drejtuar Shqipërinë e futbollit në 33 ndeshje, mes të cilave ka arritur 15 fitore, 11 humbje dhe 7 barazime. Fitorja në Serbi dhe paraqitjet e mira në Euro 2024 kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë do mbahen mend nga tifozët.

Sa i takon lojës, Sylvinho është kritikuar nga specialistët e futbollit për ‘frikën në lojën sulmuese’. Kartat janë mbi tavolinë dhe gjithçka është e hapur, teksa në bazë të kontratës ndeshja e fundit e trajnerit brazilian me pasaportë shqiptare në krye të kuqezinjve do jetë miqësorja kundër Ukrainës pas tre ditësh.

Next Post

Raporti i Eurostat: Shqiptarët të tretët për marrjen e shtetësive në BE

LIDL vjen në Shqipëri, kryeministri Rama: Hapet së shpejti

28 Marsi! Një datë që Shqipëria nuk duhet ta harrojë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved