Nga Mitro Çela
Ditën e premte kish një mik të vjetër në shtëpi:
Ceken e Beratit.
Kur Cekja rrokullisi gotën e tretë të rakisë, I bëra një propozim:
– Në se nesër do kemi diell, drekën do ta hamë në Ulqin!
– Nën qeverinë Rama, perëndia vetëm diell I dërgon Shqipërisë…
Nuk ta prish dot!…
Kam një lutje, tu bëftë Cekja:
Nisemi që pa gdhirë.
Në doganën e Muriqainit, më kanë thënë, ka radhë të madhe, më keq se doganat e grekut në behar!
Ka rrezik të na mbetet levreku pa ngrënë, duke pritur radhën për të kapërcyer kufirin!
– I dashur Ceke! Ta ka ngecur sahati në kohën e babaqemos!
Gjërat kanë ndryshuar!
Në Muriqan është ngritur një ndërtesë e bukur.
Nën një çati janë dy dogana:
E Shqipërisë dhe e Malit të Zi.
Shkojmë ne, Ceke, para doganës?
Vjen polici shqiptar.
Me shumë delikatësë na kërkon kartat.
Ecën makina. Ndalon para një sporteli.
Hapet xhami. Polici nga Mali I Zi të jep letrat.
Po me edukatë! Nuk vonojmë më shumë se disa minuta.
Kur unë mbarova ligjiratën, Ceken e kishte zënë gjumi…
U ngritëm në mëngjes me nge.
Kafen e parë e pimë në shtëpi.
Kafen e dytë në kalanë- restorant të ngritur buzë Bunës.
Në orën 13 mbritëm në Muriqan…
Llahtar!
Vargu I makinave zgjatej si gjarpër.
Makinat ecin me hapin e breshkës!…
Pas 20 minutave, kishim edhe nja 40 makina përpara.
Le gomari, por nuk më linte rehat edhe Cekja:
-Mitro Xhani! Kjo është dogana alla evropiane?!…
Nga llogaritë e mia I bie të hame drekë e darke bashkë…
Zbrita nga makina.
Takova një doganier…
Më pa me sy të zgurdulluar!
Radhën e quajti normale.
-Një makinë kërkon 3-4 minuta për t’u kontrolluar.
Njerëzit për qejf shkojnë e vinë.
Nuk ka problem se peresin në radhë?…
-Pse nuk punojnë të dy sportelet?…
-Nuk shohim raste urgjente!…
I zgjata dorën…
Më mbeti pezull.
Doganieri ishte “thartuar” nga pyetja ime…
U ula në makinë duke dëgjuar ironinë e Cekes.
Kur kaluan edhe 15 minuta më thotë miku im:
-A nuk kthehemi! Shkojmë në Shirokë…
Kam një mik në Zogaj…Një tavë krapi me verë “Kallmet”, e bën lanet zëmërimin…
Dhe e lamë Ulqinin…