Nga Akil Ylli
Neser do te shohim nese “Trekanshit te Bermudes”, i ka mbet ndoj grime kivet, me marr turr e me sabotu kuvendin zyrtar te Shqupit. Por me ç’ka pame nga grricjet e para, hordhise Antishtet i ka mbetur pak kallaj. I ka dek ora. S’jane t’zote te shkulin, as nje brave!
Te pafuqishem te marrin perpara ligjin, si at’here, Hajdarat e Korpusit, Skuadriljet e Mbrojtjes se Votes dhe zhulsat mediatik, po sillen verdalle me shprese, qe ndokush ti jape nje dore dhe te krijojne ndonje lamsh demonkratik. Vertiten rreth Shqupit, por me kot. Por per zezen e tyne, kerkush si pjerdh!
As llomotitjetet e Lubos, as skermitjet e Nipçes e as tymnaja e opiumonistave, s’ju ben me efekt. Bile, bile, ju jane neveritur edhe atyre.
Te hedhura si mbeturina sociale, ne landfillin e shoqerise, kane humbur energjine shkatrruse me kohe. Zoja Voltane kishte me thane: Kena maru!
Te maisur prej shkopit policor, te trembur nga eksperiencat e qelive, te zhgenjyer se ngreni sa krahu, ju jane ezauruar baterite dhe s’ju ndez as çakmaku.
Edhe Lulashi, s’ju ban ma derman. E ka ndrru pllaken. Ne 2019 i mbante me gajret, duke ju thene: Këta që janë burgosur sot, do konsiderohen si të burgosur politik dhe në pushtetin e PD-ë do të dëmshpërblehen. Këta janë të burgosurit politik të kohëve moderne se veteranët i kemi. Është me fat kush ua shtrëngon dorën sot këtyre se nesër do vijnë të bëjnë gjithë fotografi me ta. Qofte per at’here!
Lulashi sot, i bie kavallit ndrysh, persmbrapshtit. Herojte e djeshem, as kane pa leke e as fotografi. I ka hedhur ke lumi. I quan, llumi!
Po ju plasin bulçit gernetaxhive patriote, duke i rene Kabase se Sovranitetit, kunder imperializmit. Ju mpine gishtat, duke levruar çelsat e gernetes, qe te frymezojne pitbullat Antishtet, me notat e stonuara te dinjitetetit, po s’ka burre nanet me i ndersu kundra ligjit. Tashme ju shkojne shtate. S’ka gajde qe i dalldis!
Te zhgenjyer moralish, te thyer brinjesh fizikish, po shkrrahen mbas kufomes se pa kallur te liderit te tyre historik, me shpresen e fikur, se kushedi ban Dreqi vaki prap dhe i kacavaren edhe nje here, xhaketes se pushtetit. O neser, o kurre!
Perveç kshilltarit Henze, Qoftlargu, per t’ja u çuar entuzjazmin, ju ka sjell nje pitbull nga Amerika. Por me ç’na pane syte, ka pak mundesi te ngjaje me ate race. Ne sulmin e pare qe mori persiper, u terhoq me bisht nder shale, nga frika se gazetaret e rrezonin gjekundi. Pfff, me shume se pitbull, ngjan me kone botoksi!
Sidoqofte, po paten ndermend te organizojne ndoj gjurulldi, te bejne çmos te therrasin, ata çfare kane mbetur nga 300 mamurrasit; qindeshja e legjionareve te Stresit; ndoj pasardhses te pa penduar te Haxhi Qamilit; se perndryshe s’kane gja n’vije. Aty gerset dajaku!