Pas shkarkimit nga detyra të prokurores Donika Prela. Ish drejtuese e K.rimeve të Rënda ka ardhur reagimi i parë nga PD.
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes një reagimi në “Facebook” shkruan se Prelën e flakën si shumë të përdorur.
“Shpëtoi k.riminelë dhe t.rafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!”, tha Salianji.
Ja çfarë shkruan Salianji:
Prelën e flakën si shumë të përdorur!
Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe k.riminelë që i shërbejnë qeverisë!
Shpetoi k.riminelë dhe t.rafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!