Juristi Romeo Kara ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale pas dëshmisë që dha sot në Prokurori ish-kryeministri Sali Berisha për protestën e dhunshme në selinë blu.
Romeo Kara shkruan se ‘trimi’ që nuk dëshmoi kurrë para prokurorisë në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, sot ka bilbilosur dy orë. Madje paralajmëron se shembja e idhujve ka filluar dhe tani që Berisha e mësoi rrugën e Prokurorisë, do t’i bëhet zakon kjo punë.
“Ja pra qe kur ka ligj, nuk ka Maliq.
Ky “trimi” qe nuk deshmoi kurre para prokurorise, lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit dhe grushtin e shtetit me 14 shtator 1998, sot ka vajtur pa kundershtimin me te vogel dhe ka bilbilosur mbi dy ore aty.
Tani qe e mesoi rrugen, sigurisht qe do t’i behet zakon kjo pune.
Shembja e idhujve ka filluar.”, shkruan Romeo Kara.