Merr fund ëndrra e Shqipërisë për të garuar për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë u përmbysën 2-1 në Varshavë nga Polonia.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
90+7′ Mbyllet 2-1 ndeshja në Varshavë, Shqipëria jashtë garës për një vend në Botërorin 2026.
90′ Pesë minuta shtesë.
82′ Qazim Laçi i bën vend Ernest Muçit.
73′ GOOL! Zielisnki ndëshkon Shqipërinë dhe i jep avantazhin me përmbysje 2-1 Polonisë. Goditja nga afro 22 metra nuk u ndal dot nga Strakosha.
72′ Broja pason për Pilon, me këtë të fundit që goditi nga brenda zone, por u ndal nga gardiani vendas.
66′ Stavro Pilo merr vendin e Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami i bën vend Armando Brojës. Pilo debuton me kuqezinjtë.
63′ GOOL! Lewandowski barazon rezultatin me kokë pas krosimit të Szymanski nga këndi.
57′ Hysaj ndal Lewandowskin.
54′ Nedim Bajrami shpërdoron golin që mund të vuloste fitoren, godet jashtë nga brenda zonës. Hysaj 70 metra sprint për pasimin final.
46′ Nis pjesa e dytë, Sylvinho i beson zgjedhjeve të pjesës së parë.
45+3′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45′ Tre minuta shtesë në pjesën e parë.
42′ GOOL! Një gabim në prapavijën mike bëri që Arbër Hoxha të përfitonte, të kontrollonte topin dhe pas driblimit të portierit të shënonte golin e avantazhit për Shqipërinë.
36′ Laçi godet nga jashtë zone, topi përfundon jashtë.
27′ Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.
17′ Ajeti nuk ia del, vendin e tij e merr Ardian Ismajli.
15′ Arlind Ajeti dëmtohet në zhvillimin e një këndoreje, probleme me shpatullën e majtë gjatë rrëzimit në tokë. Ismajli në nxehmje.
8′ Hysaj bën heroin, largon me kokë një top që po i drejtohej portës.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkrlmuar nga vendasit.
Formacionet zyrtare:
Polonia (3-4-3): Grabara; Kedziora, Bednarek, Kiwor; Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras; Kaminski, Rozga, Lewandowski Trajner: Jan Urban
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni, Bajrami, Hoxha Trajner: Sylvinho



