Mjeku Tritan Kalo, ditën e sotme iu është drejtuar me kritika kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Përmes një statusi, Kalo kërkon që të merren me situatën në linjën e autobusave në Tiranë, pasi përveçse vonojnë në stacion janë të mbingarkuar dhe pa kondicioner , ku shumë lehtë mund të përhapet virusi Covid.
“Kohë kovidiane… 26.08.2021… Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, Por mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…
Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë…
E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…
Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papastërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë…
JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!”, shkruan Kalo në postimin e tij.