Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në emisionin “Skaner” foli për tritolin në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka.
Hoxha u shpreh se ende nuk ka prova bindëse, për personin që thuhet në media se i vendosi tritolin Dukës. Ai deklaroi se personi që është arrestuar, është i pafajshëm, deri sa të ketë një vendim gjykate
“Tritoli në shtëpinë e Dukës? Po nëse them unë që emri që i është dhënë medias, si personi që i vendosi tritolin Dukës, nuk është i vërtetë.
Ky person deri sa të jepet një vendim gjykate, është i pafajshëm. Ende nuk kemi parë prova bindëse, që ky është autori. Thuhet që është me xhup, ndërkohë që kishte bluzë me kapuç kur vendosi tritolin.
Ditën që ndodhi, e morën Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe i thanë që duhej të merreshin me këtë. Është një fushatë ku Duka është i pamposhtur. Nuk ka garë me Dukën. Me atë ka pasur garë vetëm në 2002”, deklaroi Hoxha.