Policia thotë se ka identifikuar njeriun që ka porositur atentatin me tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit, të dënuar me 35 vite burg për vrasje.
Burime policore thonë se porositësi për ngjarjen e ndodhur 1 javë më parë në zonën e Bathores, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e prindërve të Dacit.
Pas kësaj, policia e ka shpallur në kërkim Kolaverin.
Për shpërthimin është vënë në pranga Vilson Brahaj, 25 vjeç që një ditë më parë u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda në ‘arrest me burg’.
Sipas prokurorisë, Brahaj nuk e ka treguar njeriun që i kishte dhënë porosinë për të vendosur tritolin.