E ftuar në “Shqipëria Live”, inxhinierja Margarita Ballco tregoi se në MEK kishte një presion shumë të madh nga drejtuesit.
Ajo tha se aty te bëhej presion i madh psikologjik, madje tregoi një histori të rëndë, ku një vajze iu pre koka vetëm pse u dashurua dhe mbeti shtatzanë.
“Ishin 1 çift i dashuruar në MEK, në Irak dhe vajza mbetet shtatzanë. Kur e marrin vesh komandantët që vajza ka mbetur shtatzanë, i prihet koka.
Atje ti s’mund të shihje as në ëndërr familjen, të bënin presion, të bënin lavazh truri”, tregoi inxhinierja Margarita Ballco për “Shqipëria Live”.