Një gjykatës amerikan ka vrarë veten e vet teksa agjentët e FBI-së po i shkonin në shtëpi për ta arrestuar. Ai akuzohej se kishte vendosur një kamer të fshehtë në banjon e tij.
Jonathan Newell, 50 vjeç, ishte i pezulluar nga korriku nga posti i gjykatësit të qarkut në distriktin Caroline, në Maryland, për shkak të dyshimeve kundër tij se filmonte djemtë që zhvisheshin dhe laheshin në banjo.
Sapo agjentët e FBI shkuan në shtëpinë e tij dhe i bënë thirrje që të dilte prej aty, ai qëlloi vetëm me armë. Ndonëse iu dha ndihma mjekësore, gjyqtari nuk mundi të mbijetonte. Ankesa e parë ndaj tij ishte regjistruar në korrik, kur një i mitur i raportoi prindërve të tij se kishte parë në banjo një kamer të ndezur.
Pas kontrolleve u verifikua se në shtëpinë dhe zyrën e zotit Newell, u gjetën pajisje të shumta dixhitale, përfshirë një hard disk që policia pretendonte se përmbante video të shumta të të rinjve që bënin dush, që datojnë në shtator 2014, shkruan Independent.