Futbolli italian në shok! Prokurori i Përgjithshëm i Komisionit të Arbitrave, Rosario D’Onofrio është mes 42 të arrestuarve në operacionin e Guardia di Finanza dy ditë më parë si pjesë e hetimit të DDA për futjen e mbi 6 tonë marijuanë dhe hashash në Lombardi.
Krerët e Komisionit të Arbitrave që e konsiderojnë veten palë të dëmtuar në këtë aferë, janë shqetësuar pas këtij lajmi. teksa sot presidenti Trentalange ka njoftuar dorëheqjen e D’Onofrio.
Ai merrte vendimet për të gjithë gabimet e gjyqtarëve italianë. Një nga figurat kryesore për të gjitha vlerësimet që i bëheshin gjyqtarëve italianë.
GJASHTË TONË- Sipas hetimeve të kryera nga DDA nga viti 2019 deri në vitin 2021, 42 të arrestuarit (italianë, shqiptarë dhe spanjollë) kanë futur në Lombardi mbi gjashtë tonë marijuanë dhe hashash. Pothuajse gjysmë ton drogë u sekuestrua gjatë operacionit, plus një mijë rimbushje të cigareve elektronike.
REAGIMET- “Jam i shqetësuar – komentoi presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina. Menjëherë i kërkova presidentit Trentalange komente mbi metodat e zgjedhjes së Prokurorit, pasi emërimi i tij është përgjegjësi ekskluzive e komitetit kombëtar me propozimin e presidentit. Një gjë është e sigurt, FIGC do të marrë të gjitha vendimet e nevojshme për të mbrojtur reputacionin e botës së futbollit dhe të vetë klasës së arbitrave”.
D’Onofrio ishte zgjedhur për të drejtuar Komisionin e Arbitrave më 28 tetor të kaluar.