Psikologjia është shkencë me ligje të caktuara të cilat askush s’mund t’i injorojë. Agjentët modern të marketingut, ndërmarrësit dhe shumë njerëz tjerë e dinë këtë fakt!
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ju sjellim një truk psikologjik të cilin mund ta aplikoni në përditshmëri: qetësojeni armikun brenda pak sekondave!
A ju ka rastisur ndonjëherë të keni takim pune me një person i cili haptas thotë se nuk i pëlqeni?
Nëse mendoni se ai/ajo do të mundohet t’ju poshtërojë gjatë takimit apo t’ju provokojë për ta nxitur një përleshje fizike, thjesht uluni pranë atij personi. Kësisoj, ai do të duhet të kthehet me tërë trupin e vet për të pasur kontakt me ju!
Në këtë situatë ose do të ketë rol faji të cilin do ta ndjejnë ose nuk do të ndjehen komod për t’i thënë gjërat që i mendojnë për ty kur jeni afër atij personi.