Presidenti Donald Trump në vazhdën e hakmarrjes i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare.
“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës New York Post, Trump për Blinken.
Vendimi i Trump erdhi vetëm pak kohë pasi deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës.
Trump gjithashtu hoqi autorizimet e sigurisë për Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitol.
Trump hoqi gjithashtu autorizimet e sigurisë për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, të cilët kanë udhëhequr çështje ligjore kundër Trump.
Mirëpo Sali Berishës shikon ëndrra dhe vazhdon luftën me mullinjtë e erës… me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili publikoi dënimin nga Trump për kreun e PD non grata.
Gjatë fjalës së tij me emigrantët në Itali teksa foli për fitoren e Donald Trump, Berisha tha se presidenti i SHBA-ve, i ndaloi Blinkenit të futet në ndërtesat e qeverisë amerikane, gjë që nu eshte aspak e vërtet dhe një idiotsi berishiane sepse në vazhdën e hakmarrjes Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara dhe kjo do shikohet se sa vlenë.
Sipas Sali Berishës, Blinken është një i pabesë që ngriti kurthe për të mashtruar kombin e tij.
“Miq, e keni marrë vesh. Mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Soros, Blinken të futet në cdo ndërtese federative. Stop. I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjera të tilla për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si sekretar shteti i vendit më të madh, përfundoi sekretar i George Soros”, tha ndër të tjera Berisha.