Ivana Trump ndërroi jetë një muaj më parë në moshën 73-vjeçare dhe vendi që familja Trump zgjodhi për t’i dhënë lamtumirën asaj ishte në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster, New Jersey, fusha e golfit në pronësi të ish-presidentit të SHBA-së.
Ivana Trump është personi i parë i njohur që u varros në fushën e golfit, ku Donald Trump dhe familja e tij kalojnë shumë kohë në verë. Megjithatë, zgjedhja për rezidencën e fundit të gruas së parë të Trump nuk është e rastësishme.
Sipas një raporti nga Guardian, kodi tatimor në Nju Xhersi përjashton tokën e përdorur si varrezë nga të gjitha taksat dhe tarifat e çdo lloji.
Pra, kjo zgjedhje për vendin e varrimit të gruas së parë të ish-presidentit të SHBA rezulton në një trajtim tatimor dukshëm më të favorshëm, pasi familja Trump zotëron biznesin e golfit në një shtet ku taksat mbi pronën dhe tokën janë në lartësi të paimagjinueshme.
Ndërkohë, sipas dokumenteve të publikuara nga ProPublica, familja Trump ishte përpjekur më parë të caktonte një pronë aty pranë në Hackettstoën, New Jersey, si një korporatë jofitimprurëse që menaxhon varrezat.
Brooke Harrington, profesoreshë e sociologjisë në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire, e theksoi këtë fakt në një postim në rrjetet sociale, duke pretenduar se ajo kishte shqyrtuar mënyrat në të cilat Ivana Trump do të përfitonte nga planet tatimore të ish-presidentit amerikan, përmes varrimit të saj.