Presidenti amerikan Donald Trump mohoi pretendimet e Washington Post se presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar që Kievi të heqë dorë nga kontrolli i plotë i Donetskut, një rajon strategjikisht i rëndësishëm në lindje të vendit.
“78% e territorit është tashmë e pushtuar nga Rusia. Ata mund të negociojnë diçka më vonë”, shtoi presidenti në lidhje me Donetskun.
Ndërkohë Rusia vijon me sulmet me dronë në Ukrainë. Dy persona u vranë dhe një i tretë u plagos në një sulm me dron në rajonin e Belgorodit të Rusisë.
“Dy civilë u vranë në fshatin Yasnye Zori kur një dron hodhi eksplozivë në një fermë”, raportoi Guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të shënohet nga shkëmbime sulmesh ajrore: Moska godet objektiva ukrainase pothuajse çdo ditë me dronë dhe raketa, ndërsa Kievi përgjigjet duke synuar infrastrukturën energjetike në tokën ruse.