Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka nominuar ish-ndihmësin, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale të Hetimit, një agjenci që Patel e ka kritikuar shpesh. Që Patel të merrte këtë detyrë, drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, do të duhej të jepte dorëheqjen ose të pushohej, megjithëse Trumpi në postimin e tij nuk ka bërë thirrje për këtë.
Trump ka thënë po ashtu se ka në plan të emërojë Chad Chronister, sherif i kontesë Hillsborough të Floridës, si kreu i Agjencisë së Zbatimit të Drogës. Republikani i sapozgjedhur si president i SHBA-ve ka njoftuar se ka zgjedhur Charles Kushner si ambasador në Francë.
Kushner është një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe babai i Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së Trumpit, Ivanka Trump. Emërimi duket të jetë pozicioni i parë i administratës që Trumpi i ka ofruar zyrtarisht një të afërmi që nga rizgjedhja e tij.