Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka debatuar ashpër me Kreshnik Spahiun.
Dua ti them se ky miting nuk ishte kuq e zi, por ishte një miting i mbushur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Erdhën autobusat e PD-së nga e gjithë Shqipëria. Më gjeni një vend në botë që burri është president dhe gruaja kryetare opozite- tha Spahiu.
E dimë të gjithë se cilat janë arsyet pse flisni kështu ju. Me çfarë i pe autobusat, me skype- ndërhyri Mehmetaj.
Përgjigju pyetjes moj- vijoi Spahiu.
Nuk mund ta lejoj të thoni këto për ata shqiptarë që dolën me këtë flamur në shesh. Bëtë dhe ju fushatë por pa sukses- tha Mehmetaj.
Pranvera shqiptare nisi pas 21 janarit për të arrestuar Ilir Metën që vodhi 700 mijë euro me zv-ministrin e tij. Ju jeni bij e bija komunistësh, jeni bij e bija të Nexhmijes- tha Spahiu në Open.