Jemi ende në stinën e verës, ku shumë njerëz e kanë vendosur me kohë se ku do i bëjnë pushimet e tyre. Edhe këtë vit, ashtu si çdo vit tjetërm çmimet kanë qenë shumë të kripura në Shqipëri, por jo vetëm.
Një grup turistësh kanë zënë “kokën me duar” kur kanë parë faturën e tyre prej 833 euro. Ata kanë qenë duke darkuar në një restorant në Ohër dhe gjithçka kishte shkuar më së miri derisa kishte ardhur fatura “e famshme” mbi tavolinë.
Plot 833 euro kishte kushtuar darka e tyre. Turistët janë shokuar dhe kanë nisur të konfliktohen me kamarierët dhe me menaxherët e restorantit.
Ky debat ka vazhduar për më shumë se 1 orë. Në momentin kur asgjë nuk po merrte zgjidhje, ata kishin vendosur të merrnin në telefon policinë. Pas një ore debat, ata paguan plot 660 euro dhe u larguan për të mos u kthyer më.