Ndërsa shqiptarët ankohen vazhdimisht për shërbimin shëndetësor dhe zgjedhin të vizitojnë Italinë për më tepër cilësi, përtej Adriatikut po ndodh e kundërta. Një gazetare e “E’ sempre Cartabianca” një program televiziv produksion i Mediaset në Itali udhëtoi drejt Tiranës për të kryer një investigim mbi faktin se pse gjithnjë e më shumë italianë heqin dorë nga mjekimi në Itali dhe zgjedhin spitalet në kryeqytetin shqiptar.
Pas “turizmit” dentar, tani italianët vijnë në Shqipëri për analiza, vizita, kontrolle të patologjive të tjera. Një gazetare e “E’ sempre Cartabianca” një program televiziv produksion i Mediaset, në Itali udhëtoi drejt Tiranës për të kryer një investigim mbi faktin se pse gjithnjë e më shumë italianë heqin dorë nga mjekimi në Itali dhe zgjedhin spitalet private në kryeqytetin shqiptar.
Ky fenomen quhet ‘turizmi shëndetësor’. Paketat e testeve të specializuara shëndetësore nga spitalet e Tiranës që u ofrohen pacientëve italianë po i josh gjithnjë e më shumë këta të fundit.
Investigimi
Në spitalet italiane, listat e pritjes po zgjasin dhe kështu gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë po fluturojnë drejt Shqipërisë në kërkim të trajtimeve me kosto të ulët. Nga operacionet tek vizitat e specialistëve te kontrollet rutinë: korrespondenti i “E’ sempre Cartabianca” e mediaset ka verifikuar bumin e turizmit shëndetësor duke nisur nga klinikat private të kryeqytetit Tiranë.
Më shumë se një klinike private, godina i ngjason një hoteli thotë gazetarja italiane.
“Këtu mesatarisht vijnë 50 italianë në muaj për operacion dhe më pas kthehen për kontrolle”, shpjegon menaxheri i një qendre spitalore ku për një check up prej 25 testesh kostoja mesatare nuk i kalon 480 euro.
Nga fluturimi tek qëndrimi në një dhomë teke tek testet diagnostikuese: për të tërhequr pacientët italianë, disa klinika private shqiptare ofrojnë paketa “all inclusive” mes pushimeve dhe qëndrimit në spital.
“Në çmim përfshihet edhe shoferi që i merr nga aeroporti dhe i çon në klinikë”, thotë një menaxher.
Siç shpjegon një radiolog, italianët tërhiqen veçanërisht nga mundësia e kryerjes së analizave ortopedike, dhe rezonancë e shtyllës kurrizore apo gjunjëve për të cilat në spitalet italiane duhet të jenë në lista pritjeje deri në 6 muaj.
Kështu një spital ditor në Tiranë redukton kohët e shërbimit shëndetësor kombëtar ku pritja rrezikon të vazhdojë me muaj të tërë. Jo vetëm për pacientët italianë.
Kam problem me kolonën. I telefonave të hënën dhe më thanë të vija të martën. Isha mësuar me kohë pritjeje më të gjatë deri në 4 – 5 muaj deri kur mund të isha paralizuar.
Surprizuese ishte kostoja ishte 60 euro, ndërsa në Itali kostoja e këtij shërbimi në një klinikë private do të ishte 160 euro’ thotë një Italian që ka ardhur për turizëm shëndetësor.
Po dikush mund të thotë cilësia e mjekëve?
‘Jo janë mjekë italianë, thotë një tjetër, por ka turq, grek deri dhe amerikan.
Shqipëria është një vend tërheqës për mjekët dhe anestezistët e lidhur nga marrëdhënia midis pagave dhe kostos së jetesës, shkruan media italiane.