Pak pasi Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike depozitoi një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos për deklaratat e tij të forta se “do vritet një deputet”, ka reaguar dhe ky i fundit.
Braho u përgjigj se “ky komision nuk mund të bëjë padi se nuk ka asnjë subjekt apo objekt konkret të prekur për këtë lloj akuze”.
“Nuk ekziston ligjërisht një subjekt i tillë. Për çfarë janë mërzitur ata? Që nuk u vra Alibeaj?!
Nuk legjitimohet ky komision të bëjë padi, se nuk ka subjekt dhe objekt konkret të prekur për këtë lloj akuze.
Shpifje?! Kush është prekur konkretisht nga shpifja? Muli?! Muli dhe bandat e Saliut duhet të përgjigjen penalisht për dhunë, për kërcënim, për shkatërrim.
Unë paralajmërova vetëm të vërtetën që u shmang dhe u evitua. Për këtë janë mërzitur ata të “Komisionit të Rithemelimit”? Budallenj e injorantë nga ana ligjore,” tha Braho.