Në ditën kur dy futbollistët kosovarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri paguan 20 mijë euro gjobë se lartësuan shqiponjën e flamurit kombëtarë midis Rusisë, një qendër tregtare në Tiranë po e lartëson flamurin e Serbisë në ambientet e saj.
E kjo pas ankesës që Serbia bëri në FIFA pasi kosovarët dhe zvicerani bënë simbolin e shqiponjës në ndeshjes Zvicër-Serbi e cila përfundoj me rezultat 2 me 0.
Simpati e disa qytetarëve të Shqipërisë për Serbinë është dëshmuar edhe ditë më parë nga komanetatori i TVSH-së, Konstandin Grillo, i cili deklaroj se në këtë kampionat përkrahë Serbinë e jo shtetet ku luajnë shqiptarët, shkruan GazetaFokus.