Loja e pisët që presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka bërë me trajnerin ka sjellë një reagim të madh nga ana e tifozëve bardheblu kundër tij.
Halili prej vitesh nuk e ka më dashamirsinë e tifozëve të skuadrës së tij, për shkak se ata e akuzojnë për pazare në favor të tij që kanë dëmtuar bardheblutë.
Rasti i fundit është ky i sotmi ku tifozët e akuzojnë se shkarkimin e teknikut Emanuel Egbo e kishte planifikuar më herët.
Humbja dhe eleminimi nga Kupa e Shqipërisë ka qenë një skenar i përgatitur nga Halili dhe drejtuesit e tjerë për të larguar nga pankina teknikun Egbo, i cili pritet të zëvendësohet nga Nivel Dede.
Tifo-Grupi njohur “Tirona Fanatics” ka reaguar në rrjetet sociale kundër presidentit të klubit.
“Turpi i Tironës”, është banderola me foton e Refik Halilit që është postuar në rrjetet sociale nga ky tifo-grup.