Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ishte i treti në listën e kësaj partie për Qarkun e Tiranës, ka marrë veç 362 vota.
Atij ia kanë kaluar edhe “kalamajtë” e LSI-së.
Tani imagjinoni si është katandisur kjo parti, kur nënkryetari i saj merr veç 360 vota.
Por njëkohësisht tregon se kamikazët në politikë nuk i voton më njeri, pasi Vasili për vite me radhë është keqpërdorur nga Ilir Meta e Monika Kryemadhi, më keq edhe se Blushi i Metës, duke dalë e thënë marrëzira çdo ditë.
Tani edhe mund të thonë se na vodhën votat, por kur merr 360 vota, vështirë se mund të kesh gojë që të flasësh.