Turqia nuk do të pranojë më pacientë nga vendet e tjera që kërkojnë të kurohen nga Covid-19 në spitalet turke.
Me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, është e ndaluar sjellja e pacientëve Covid-19 pozitivë në Turqi me aeroplan privat, deri në një urdhër të dytë. Nëse ky urdhër nuk respektohet nga kompanitë dhe spitalet, qeveria do të vendosë sanksione për bizneset përkatëse.
Urdhri i ministrisë është shpërndarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Turk dhe në të gjitha kompanitë ajrore që mundësojnë fluturimet drejt Turqisë. Lexoni dhe: 565 avionë çarter çuan të infektuar shqiptarë në Turqi, bëhen dhe nga kompani funeralesh dhe njerëz pa lidhje me mjekësinë
Sipas gazetës turke Sozcu, vendimi i qeverisë erdhi pas një artikulli të publikuar në këtë media për numrin e lartë të pacientëve me Covid që po vijnë në Turqi duke zënë shtretërit, që mund të përdoreshin nga turqit.
Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe Shqipëria janë katër vendet nga ku ka pasur më shumë pacientë me Covid-19 që kanë fluturuar drejt Turqisë.
Fluturimet nga këto vende drejt Turqisë, me avion spitalor kushtojnë nga 18 deri në 22 mijë euro.
Lexoni dhe: “Po i shohin si xhetona”: Shqiptarët shpenzojnë miliona euro për kurimin e COVID në Turqi
Qindra shqiptarë të infektuar me Covid-19 kanë udhëtuar drejt Turqisë me këto avionë për tu kuruar në spitalet turke.