• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Turqia me dorë të hekurt, 11 të dënuar përjetë pas tragjedisë në resortin malor ku humbën jetën 78 persona

November 1, 2025
in Bota, Kronike

Një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 11 persona, përfshirë pronarin e një hoteli luksoz në resortin malor Kartalkaya, pas zjarrit që shkaktoi vdekjen e 78 personave, mes tyre rreth 30 fëmijë.

Zjarri shpërtheu më 21 janar në hotelin “Grand Kartal”, në veri të Turqisë, duke përfshirë të gjithë godinën në pak minuta. Hetimet zbuluan se ishin shkelur rregullat e sigurisë dhe se sistemi i alarmit nuk funksiononte natën e ngjarjes.

Përveç 78 viktimave, 137 persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa familje të tëra u zhdukën në flakë. Të afërmit e viktimave vendosën fotografitë e tyre përpara palestrës në qytetin e Bolusë, ku u zhvilluan seancat gjyqësore.

Sipas mediave turke, përveç pronarit të hotelit, dënime me burgim të përjetshëm morën edhe drejtori i hotelit dhe disa anëtarë të bordit drejtues. Një zëvendëskryetar bashkie në Bolu dhe shefi lokal i zjarrfikëses u dënuan gjithashtu me burg, ndërsa vendimi i gjykatës u prit me duartrokitje në sallë.

Gjykata dënoi gjithsej edhe 18 të pandehur të tjerë, shumica punonjës të hotelit, me dënime nga 12 deri në 22 vjet burg, ndërsa tre persona, përfshirë dy kuzhinierë, u shpallën të pafajshëm.

“Është një vendim historik që sjell ngushëllim për zemrat e të gjitha familjeve”, tha Bilsay Sarper Arslan, nipi i një prej viktimave.

Pronari i hotelit, Halit Ergul, mohoi çdo përgjegjësi, duke fajësuar furnizuesin e pajisjeve me gaz.

“Nuk kam lejuar as fishekzjarre për dasma përpara hotelit, sepse nuk doja të dëmtoheshin zogjtë”, tha ai në gjykatë.

Zjarri, që shpërtheu në restorantin e hotelit pak para orës 03:30 të mëngjesit, shkaktoi tronditje në mbarë vendin. Dëshmitarë dhe të afërm të viktimave rrëfyen me lot në sy dhimbjen e pamasë që la pas tragjedia.

“Shkoj çdo ditë në varreza. Asnjë psikolog nuk mund ta lehtësojë këtë dhimbje”, tha Hilmi Altin, i cili humbi bashkëshorten dhe vajzën 9-vjeçare në zjarrin vdekjeprurës.

Next Post

Ndahet nga jeta në SHBA shkrimtari Dorian Kongoli, i biri i Fatos Kongolit!

Vajza fantastike durrsake Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës!

Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, vota më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Qeveria e Presidenca sulmojnë dhe "mësojnë" GJK: Ankimi s’është kompetencë e juaja

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved