• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U akuzua për abuzime me të mitur 50 vite më parë, dorëhiqet nga detyra kardinali amerikan

July 28, 2018
in Bota

Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e një kardinali të shquar amerikan, i cili është akuzuar për abuzim seksual me një adoleshent rreth 50 vite më parë. Theodore McCarrick, 88 vjeç, një ish-kryepeshkop i Uashingtonit, është pezulluar edhe nga detyrat publike në pritje të një gjyqi.

Muajin e kaluar, zyrtarët e kishës amerikane thanë se akuzat ishin të besueshme. McCarrick ka thënë se nuk i kujtohet ky abuzim. McCarrick ishte një nga kardinalët më të shquar të Shteteve të Bashkuara dhe është një nga udhëheqësit katolikë më të lartë që ballafaqohet me akuza për abuzim seksual.

“Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit dhe ka urdhëruar pezullimin e tij nga ushtrimi i çdo shërbimi publik, së bashku me detyrimin për të qëndruar në një shtëpi për një jetë lutjeje dhe pendese derisa akuzat e bëra kundër tij të ekzaminohen në një gjyq të rregullt kanonik”, lexohet në një deklaratë të Vatikanit.

McCarrick mendohet se ka abuzuar me adoleshentin gjatë punës si prift në Nju Jork, në fillim të viteve ‘70. Pretendimet u bënë publike në qershor nga Kryepeshkopi aktual i Nju Jorkut, Kardinali Timothy Dolan.

Ai tha se një agjenci e pavarur ligjore kishte hetuar akuzat. Një bord rishikimi, duke përfshirë ekspertë ligjorë, psikologë, prindër dhe prift, i gjeti akuzat “të besueshme dhe të vërtetuara”.

Disa prej burrave kanë thënë se Z. McCarrick i detyroi ata të bënin marrëdhënie seksuale me të në një shtëpi në plazh në Nju Xhersi, ndërsa studiuan për prift. McCarrick u bë prift në 1958 dhe më pas punoi në Nju Jork para se të bëhej kryepeshkop i Uashingtonit në mes të viteve 2001 dhe 2006.

Pavarësisht se ka dalë zyrtarisht në pension, ai ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje jashtë vendit, duke përfshirë ato që fokusohen në çështjet e të drejtave të njeriut.

Next Post

Presidenti çorbaxhi dhe ngopja me lugën bosh e opozitës teatrore

Ndrenika i përgjigjet Bashës: Mora besën e shqiptarit, eja t’i vëmë minat kullës te stadiumi ‘Qemal Stafa’

Monika e tërbuar, nuk i ka më 190 ministri e drejtori “fabrika milionash”, që kishte në pushtetin “Rama”, ja lista

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved